Distribucioni

Kapacitetet e magazinimit

Pekabesko SHA ka kapacitete magazinimi në dy lokacione, më konkretisht në objektin në fshatin Kadino, komuna e Ilindenit, ka kapacitete me sipërfaqe prej 20.000 metra katrore dhe 7.000 vende paletash për depozitim me të gjitha regjimet e temperaturës. Përveç këtyre kapaciteteve, Pekabesko SHA ka edhe një objekt në komunën Shuto Orizarë, me 5000 dhe 2.000 vende paletash për depozitim me të gjitha regjimet e temperaturës.

Në magazinat janë punësuar mbi 40 punonjës.

Distribucioni i ushqimeve

Parashitja

Pekabesko SHA në segmentin e distribucionit të ushqimeve ka dy lloje kanalesh distribucioni, parashitjeje dhe mikrodistribucioni.

Në sektorin e prashitjes punojnë 45 punonjës, të cilët janë shpërndarë në pozicionet në vazhdim: Drejtor shitjeje, drejtorë rajonal, komercialistë dhe shoferë, të cilët kanë të gjitha resurset e nevojshme teknologjike dhe të transportit për ushtrimin e aktivitetit në mënyrë cilësore.

Në këtë segment ne kemi 25 kamionë, 20 vetura dhe kompjuterë;

Distribucioni i ushqimit

Mikrodistribucioni

Mikrodistribucioni nënkupton shitjen ambulante në 4.000 vende shkarkimi në Maqedoni.

Në segmentin e mikrodistribucionit punojnë mbi 30 punonjës, të cilët janë shpërndarë në pozicionet më poshtë: ДDrejtor mikrodistribucioni, menaxherë rajonal dhe distributorë.

Ky segment ka në dispozicion 23 kamionë dhe 5 vetura.

Distribucioni i cigareve

Pekabesko pasuroi rrjetin e distribucionit me një divizion të veçantë që ka për qëllim distribucionin e cigareve.

Ne formuan një divizion me pajisje moderne, me automjete të reja dhe pajisje të reja teknike, që merret me dërgimin direkt dhe shitjen e cigareve në çdo objekt në Maqedoni, që punon me shitjen e cigareve.

Divizioni i cigareve merret me distribucionin e produkteve të fabrikës së duhanit TDR-Rovinj dhe brendeve të saj Ronhill, Walter Wolf, York dhe Benston.