Rreth Pekabesko

Pekabesko SHA Shkup është kompani me mbi 35 vjet traditë dhe është formuar në vitin 1979.
Ideja e formimit vjen nga përfaqësia e ish kombinatit më të madh bujqësor PKB Beograd, që u hap në vitin 1972. Në vitin 1991 PKB-Shkup u bë një nga kompanitë e para të privatizuara plotësisht në Maqedoni. Aktiviteti kryesor i kompanisë është prodhimi i produkteve të mishit dhe distribucioni i ushqimeve dhe cigareve. Në vitin 1998 kompania filloi prodhimin e produkteve të mishit me brendin Pekabesko. Sot gama e produkteve të mishit përfshin produkte të ndryshme me afat të shkurtër dhe të gjatë përdorimi dhe produkte të tymosura. .


Rekomandimi i drejtuesit

Produktet më poshtë janë më të shiturat dhe me rejting më të mirë
Çfarë ofrojmë

Pekabesko SHA është një komani private maqedonase, me aktivitet kryesor prodhimin e produkteve të mishit dhe distribucionin e produkteve të konsumit të gjerë.
Pekabesko SHA ka resurse njerëzore, teknologji, infrastrukturë dhe pajisje që i mundësojnë kompanisë të mbajnë një nga vendet e para në fushën e prodhimit dhe distribucionit në Maqedoni. Treguesi më i mirë i suksesit në këtë fushë është besimi i shumë kompanive dhe brendeve rajonale dhe ndërkombëtare, me të cilat Pekabesko çdo ditë shpërndan dhe shet mbi 400 produkte të ndryshme, në tregun vendas dhe tregun rajonal.