Mesazhi i Drejtorit të parë ekzekutiv
Ne kemi për qëllim të jemi një nga kompanitë më të mira të prodhimit dhe distribucionit në Maqedoni, duke siguruar vazhdimisht produkte të cilësisë së lartë dhe njëkohësisht duke ofruar vazhdimisht një gamë të re dhe moderne të produkteve dhe shërbimeve të mirënjohura të Pekabesko.
Kompania Pekabesko ka një traditë 40 vjeçe, ndërsa produktet tona janë të mirënjohura në aspektin e cilësisë në tregun vendas, por edhe në tryezat e pothuajse të gjitha vendeve të rajonit dhe vendeve të Evropës.
ВNë vitin 2012 ne lëshuam në përdorim Qendrën e re prodhuese-logjistike të Pekabesko në fshatin Kadino, komuna Ilinden dhe bëhet fjalë për një investim në shumë prej 13 milionë euro.
Me një fjalë, ne kemi për qëllim konsumatorët dhe bashkëpunëtorët e kënaqur, cilësinë e garantuar të produkteve dhe shërbimeve dhe zhvillimin e vazhdueshëm.
Ju faleminderit për mirëbesimin.
Me respekt,,
Sllobodan Kutrevski
Drejtori i parë ekzekutiv
Politika e cilësisë
Implementimi i një sistemi të cilësisë i orientuar drejt:
- Tregut dhe konsumatorëve për të fituar besimin e tyre dhe njëkohësisht të mbulohet një pjesë sa më e madhe e tregut.
- Në treg dhe për konsumatorët të ofrohen vetëm produkte-shërbime cilësore, që të përmirësohet dhe theksohet imazhi i firmës.
- Shoqëria punon vetëm me produktet-shërbimet që plotësojnë kriteret e lejuara me rregullat ligjore pozitive në Republikën e Maqedonisë.
- Raporte korrekte me klientët dhe furnitorët, që të plotësohen kërkesat e PEKABESKO SHA.
- Identifikim dhe mënjanim të të gjitha problemeve që mund të rezultojnë me humbjen e punës, konsumatorëve dhe tregut dhe si rezultat me uljen e fitimit.
- СTë gjithë punonjësit detyrat e punës i realizojnë në kuadër të përgjegjësive të definuara paraprakisht, me shpenzime sa më të vogla dhe produktivitet sa më të madh.