Rreth nesh

Mesazhi i Drejtorit të parë ekzekutiv

Ne kemi për qëllim të jemi një nga kompanitë më të mira të prodhimit dhe distribucionit në Maqedoni, duke siguruar vazhdimisht produkte të cilësisë së lartë dhe njëkohësisht duke ofruar vazhdimisht një gamë të re dhe moderne të produkteve dhe shërbimeve të mirënjohura të Pekabesko.

Kompania Pekabesko ka një traditë 40 vjeçe, ndërsa produktet tona janë të mirënjohura në aspektin e cilësisë në tregun vendas, por edhe në tryezat e pothuajse të gjitha vendeve të rajonit dhe vendeve të Evropës.

ВNë vitin 2012 ne lëshuam në përdorim Qendrën e re prodhuese-logjistike të Pekabesko në fshatin Kadino, komuna Ilinden dhe bëhet fjalë për një investim në shumë prej 13 milionë euro.

Me një fjalë, ne kemi për qëllim konsumatorët dhe bashkëpunëtorët e kënaqur, cilësinë e garantuar të produkteve dhe shërbimeve dhe zhvillimin e vazhdueshëm.

Ju faleminderit për mirëbesimin.

Me respekt,,
Sllobodan Kutrevski
Drejtori i parë ekzekutiv

histori


Viti 1972
PKB hapi një përfaqësi në Shkup për distribuimin e produkteve të kompanisë në Maqedoni, Serbinë e Jugu dhe Kosovë.


Viti 1979
PKB në territorin e Republikës së Maqedonisë formoi një subjekt juridik të pavarur në vitin 1979.


Viti 1991
Në bazë të Ligjit të privatizimit në Ish Jugosllavi, PKB-Shkup u bë një nga kompanitë e para që u privatizua plotësisht në Maqedoni.


Viti 1998
PKB-Shkup ndërtoi një fabrikë të vogël për prodhimin e produkteve të mishit dhe filloi depërtimin në treg me brendin Pekabesko për produkte me mish të tharë.


Viti 2003
Pekabesko ndërtoi një fabrikë të re për prodhimin e produkteve me mish të tharë, me kapacitet prej 260 tonë në muaj. Njëkohësisht PKB-Shkup SHA ndryshoi emrin në Pekabesko SHA, si rezultat të suksesit të brendit, i cili për një kohë të shkurtër arriti rezultate të shkëlqyera dhe u bë një brend i njohur në treg.


Viti 2008
Pekabesko e zbaton në tërësi standardin për cilësi HACCP


Viti 2009
Pekabesko fitoi mirënjohjen ndërkombëtare prestigjioze Superbrend maqedonas.


Viti 2012
Pekabesko hapi Qendrën e re prodhuese-logjistike në fshatin Kadino, komuna Ilinden. Kjo qendër shtrihet në një sipërfaqe prej 19.700 m2 dhe është ndërtuar sipas të gjitha standardeve evropiane dhe HACCAP për prodhimin e produkteve të mishit. Qendra ka kapacitet për prodhimin e 35 tonëve në ditë dhe ka një rrjet të gjerë distribucioni dhe magazina me 7500 vende paletash për depozitim me të gjitha regjimet e temperaturës.


Viti 2016
Pekabesko u bë kompani e certifikuar me standardin ndërkombëtar ISO 22000:2005, ndërsa certifikimin e bën shtëpia prestigjioze ndërkombëtare për certifikim TÜV NORD CERT


Viti 2017
Pekabesko e themeloi laboratorin për testim kimik dhe analizë “TIMKO LAB”. Ky laborator është i akredituar sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025


Viti 2018
Pekabesko e mori certifikatën Hallall, me çka e riaktivizon kapacitetin e prodhimit në Komunën e Shuto Orizarës, Skopje. Prodhimet sipas kësaj certifikate mund të gjenden në treg nën markën Pekabesko, Timko.
Pekabesko mori numrin për eksport në tregun evropian dhe gjendet në listën e objekteve të lejuara të Komisionit Evropian për eksport të prodhimeve ushqimore nga Republika e Maqedonisë.

Shpërblimet dhe certifikatat


Politika e cilësisë

Implementimi i një sistemi të cilësisë i orientuar drejt:

  • Tregut dhe konsumatorëve për të fituar besimin e tyre dhe njëkohësisht të mbulohet një pjesë sa më e madhe e tregut.
  • Në treg dhe për konsumatorët të ofrohen vetëm produkte-shërbime cilësore, që të përmirësohet dhe theksohet imazhi i firmës.
  • Shoqëria punon vetëm me produktet-shërbimet që plotësojnë kriteret e lejuara me rregullat ligjore pozitive në Republikën e Maqedonisë.
  • Raporte korrekte me klientët dhe furnitorët, që të plotësohen kërkesat e PEKABESKO SHA.
  • Identifikim dhe mënjanim të të gjitha problemeve që mund të rezultojnë me humbjen e punës, konsumatorëve dhe tregut dhe si rezultat me uljen e fitimit.
  • СTë gjithë punonjësit detyrat e punës i realizojnë në kuadër të përgjegjësive të definuara paraprakisht, me shpenzime sa më të vogla dhe produktivitet sa më të madh.